-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër denoncim i Braçes: Bujqit dhe skllavëria e re

Kryesoret

Deputeti Erion Braçe akuzon se në Lushnjë dhe Divjakë ka tregtarë që kanë mbi 2 milionë euro pa paguar prodhimin që kanë blerë te bujqit.

Ai kërkon një ligj që vendos afate për pagesat biznes me biznes, pasi kjo që po ndodh tani, sipas tij është skllavëria e re.

“Është skllavërim! Vonesa me muaj e parave për bujqit është tmerr!

Ështe hall i madh për çdo bujk që paratë e prodhimeve bujqesore të vonohen 3, 4, 5, 6 e me shumë muaj.

Mendoheni, të mbjellësh, të shërbesh, rritesh, pjekësh, vjelësh, shesësh prodhimet e tua dhe, tregtarët të të vonojne paratë edhe për 6 muaj të tjerë!

Është e poshtër! Bëhet edhe me e poshter kur pas 6 muajsh të bëjnë llogarinë me një çmim tjetër-ndryshe nga ai i 6 muajve më parë kur ti shite!

Nuk mbaron këtu;

Se pavaresisht faktit që ti nuk ke marr paratë dhe tamam për ti marr ato, vijon ti shesësh prodhimet e tua tek i njëjti, me shprese se do bëhet më mirë!

Kjo është skllaveria e re!

Ne Lushnjë e Divjake, ka tregtarë që kanë mbi 2 milion euro pa paguar për prodhimin blerë bujqve;

Ka politikanë që bëjne parada me këtë soj e me paradat e politikaneve ky soj shton edhe me bujq në skemën e skllavërisë.

Sot ne Shqiperi ka nje ligj që vendos afate për pagesat biznes me biznes;

Por marredhenia me bujqit nuk perfshihet!

Duhet te ndryshojme ligjin per te vendosur afat per parate e bujqve

Ka arritur kulmi!

Bujqit duan parate e mundit te tyre”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit