-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shua nga COVID! Jeta e Nishanit nga ushtria në Presidencë

Kryesoret

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dha sot frymën e fundit në Gjermani në moshën 56-vjeçare. Prej disa javësh ai ishte i shtruar në gjendje të rëndë në spital dhe sot ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve që i la virusi COVID-19.

Kush ishte Bujar Nishani?

I lindur në Durrës në 29 shtator të 1966, me rrënjë nga Gjirokastra, Bujar Nishani sapo përfundoi arsimin tetëvjeçar nis shkollimin e gjatë në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në fillim të mesmen e më pas shkollën e lartë. Arsimin e përfundon me rezultate të shkëlqyera, ndaj dhe emërohet si pedagog në universitetin e vetëm ku formohen oficerët e ushtrisë shqiptare. Nishani i përket një familje me prejardhje intelektuale.

Por për një periudhë kohore, si pasojë e koniunkturave biografike që ishin të detyruara në regjimin komunist, Nishani mban mbiemrin Mehmeti, të cilin pas rrëzimit të komunizmit e rikthen tek origjina e rrënjëve familjare. Me ardhjen e demokracisë në vend, pikërisht pas emërimit në postin e ministrit të Mbrojtjes të të ndjerit Safet Zhulali, Bujar Nizhani thirret për të punuar në dikasterin e mbrojtjes, si ekspert dhe drejtues i marrëdhënieve me jashtë të këtij institucioni.

Në vitin 1994, si pasojë e punës dhe rezultateve, ai promovohet në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes që merret me marrëdhëniet me NATO-n. Dy vjet më pas, pikërisht në vitin 1996, zoti Nishani thirret për të punuar në kabinetin e ministrit Zhulali, si një nga njerëzit e afërt të tij. Por karriera zyrtare e ushtarakut, e kreut të ri të shtetit shqiptar, do të pësonte një ndalim, si pasojë e ndryshimeve politike në Shqipëri, kur në vitin 1997 në qeverisje erdhën socialistët.

Bujar Nishani, gjatë qeverisjes së majtë, këput lidhjet me uniformën dhe dalëngadalë i futet profesionit të politikanit. Pas një kohe në profesionin e lirë, Nishani rikthehet aktiv në Partinë Demokratike, anëtar i së cilës ishte bërë që në vitin 1991, pra pak kohë nga themelimi i saj.

Por ngritja në karrierën politike do të jepte sinjalin e parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, kur ai do të aktivizohej vrullshëm. Puna si aktivist politik do të promovohej me zgjedhjen në një nga postet më të larta të degës së PD-së të kryeqytetit, ku zoti Nishani u zgjodh në vitin 2001 si sekretar i saj. Pikërisht struktura më e rëndësishme në terren e opozitës së atëhershme do t’i jepte Bujar Nishanit edhe shtysën përfundimtare për t’u ngritur në majat e politikës së selisë blu.

Në zgjedhjet e korrikut në vitin 2005, Nishani fitoi në mënyrë spektakolare në një zonë zgjedhore të majtë, siç ishte Kombinati, duke konkurruar me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Igli Toska.

I zgjedhur në kryesinë e lartë të PD-së, Nishani nuk u përfshi menjëherë në ekzekutivin e PD-së, por koha do të vinte pas dorëheqjes së Sokol Olldashit si ministër i Brendshëm, si pasojë e humbjes së garës për kryetar bashkie të Tiranës.

Postin e kreut të dikasterit të policisë zoti Nishani e drejtoi deri në zgjedhjet parlamentare të 2009-s, pas të cilave u emërua ministër i Drejtësisë. Por në vitin 2001 do të rikthehej sërish në postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Në 24 korrik 2012 zgjidhet President i Republikës. Pasi mbaroi mandatin u rikthye në PD si kryetar Këshilli. Bujar Nishani la dy fëmijë Ersi dhe Fiona Nishani.

Arsimi

• Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988

• Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996

• Në vitin 2004 diplomohet “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

• Në vitin 2005, merr titullin “master”, në Studimet Europiane

Detyrat

• 1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake Skënderbej;

• 1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë;

• 1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n;

• 1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;

• 1997 – Në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;

• 2005 – Zgjidhet Deputet ne Kuvendin e Shqiperise

• Mars 2007 – Shtator 2009 Minister i Brendshëm

• Shtator 2009 – Prill 2011 Minister i Drejtesise

• Prill 2011 e ne vazhdim Minister i Brendshem

• 24 korrik 2012 zgjidhet President i Republikës

Veprimtaria politike

• Bujar Nishani anëtarësohet në Partinë Demokratike në vitin 1991

• Në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën

• Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike

• Në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj Partie

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit