Banorët e e lagjes nr,5 në Durrës kanë zgjedhur të protestojnë ditën e sotme, pasi sipas tyre ka pasur vonesa në procesin e rindërtimit të 5 pallateve.
Ata kanë dorëzuar peticionin në kryeministri. Bëhet fjalë për 190 familje të prekura nga ky process rindërtimi.
“Ne kërkojmë rindërtimin, kanë kaluar 3 vite, na kanë kërkuar të dalim nga shtëpia sepse do i lënë për plazh. Ne jemi me qera, dhe pronarët po nxjerrin jashtë në rrugë”, tha njeri nga qytetarët.