-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arti në zi, kush ishte aktori që edukoi breza të tërë artistësh?

Kryesoret

Enea Zhegu, aktori i madh i kinematografisë shqiptare është ndarë nga jeta rreth orëve të para të kësaj të diele.

Me rolet e tij ai rriti mjaft breza dhe do të kujtohet nga të gjithë për rolin kryesor tek filmi “Tomka dhe shokët e tij”.

Ai po ashtu fitojë zemrat e të gjithëve me rolin e Lelos tek filmi “Lulëkuqet mbi mure”, po ashtu ai ka luajtur rolin e Zigurit tek “Njeriu me Top”.

Një nga miqtë e tij Ilir Çumani ka treguar se prej kohësh aktori vunate nga një sëmundje e rëndë.

“Sa e trishtë është kjo ikja jote prej turravrapi në këtë fundpranvere o Artist i lindur, #ENEA #ZHEGU…! E luajte edhe dramën e ikjes pa kthim, njësoj si tek personazhet e roleve në filmat e tu aq të mrekullueshëm, kaq mbresëlënës, të cilat do të mbeten përgjithmonë të gjalla në kujtesën e publikut, të paharruara për të gjitha brezat.

Ti ike duke bashkëudhëtuar në heshtje për vite me radhë, në një betejë me dhimbjen që të shkaktonte sëmundja tekanjoze e kapricioze, por asnjëherë dhe në asnjë çast nuk e lëshove veten, sepse jetove si qëndrestar stoik në përballje me atë flamë që pak nga pak kafshonte pjesë nga trupi yt vital…!

Shpesh i padrejtë dhe i pamëshirë tregohet fati me Njeriun, por ti i shpërfille të dyja këto, sepse dite të ishe sfidant okatar dhe jetove si një artist i pazakontë deri sa dhe frymën e fundit… Por, e trishtë gjithsesi mbetet kjo ikja jote për të gjithë të afërmit, miqtë dhe adhuruesit e tu që i kishe pafund, kudo nëpër Shqipëri…. Lamtumirë Ena…. Pusho në Paqen tënde qetësinë e merituar…! R.I.P”, shkruan ai.

Filli i kujtimeve të bukura për Enean u ndërpre me mbarimin e filmit “Një jetë më shumë”, të regjisorit Gjergj Erebara. Pas tij nuk do të kishte më filma të tjerë. Shpirti i lirë dhe paksa rebel që ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi të nxjerrë krye më shumë në vitet e gjimnazit. Aq sa emri Enea Zhegu do të regjistrohej pothuajse në regjistrat e të gjitha gjimnazeve të Tiranës. Sapo përjashtohej nga njëra shkollë, e dërgonin tek një tjetër, derisa do të përfundonte në shkollën e natës. Bëmat i mbeteshin atij, Tomkës. Shumëkush vazhdonte ta identifikonte si Tomkën djaloshin plangprishës. Enea ndjehej mirë prej kësaj nofke, e cila do ta ndiqte nga pas edhe në kohën kur arriti të hyjë në Akademinë e Arteve, ku do të ndjente për herë të parë dëshirën që të bëhej një aktor, ndërsa gjithçka kishte ndodhur më parë në shesh të xhirimit, nuk e kishte marrë dhe aq seriozisht. Atje në Akademi, do të ndodhte mrekullia që nuk do të zgjaste shumë. Sepse që në vitin e pare, Enea Zhegu do të përjashtohej sërish nga shkolla për “sjellje të këqija”. Dënimi i parë që mori ishte vetëm për një vit shkollor. Ndërsa në vitin e dytë, një tjetër dënim që do të merrte, po për sjellje jo të mirë, do ta përjashtonte përfundimisht. “Tomka” vazhdonte të ishte i mbrapshtë, ndaj jeta do t’i vinte gjithnjë e më e mbrapshtë.

Në vitin 1989 do të provonte për herë të parë se ç’do të thoshte të të mbyllnin në një psikiatri. Në këtë herë të parë do ta mbanin brenda vetëm 15 ditë, ndërsa në herën e dytë plot një muaj. Këtyre kohëve të mbrapshta Enea do t’u shpëtonte vetëm në 1990-ën, kur do të nisej për në Greqi, e pak vite më pas në Itali. Tashmë është kthyer sërish në Tiranë. Që në ditët e para që do të mbërrinte do të shkonte në Akademinë e Arteve, sepse donte që filli të lidhej pikërisht aty ku ishte shkëputur këtu e vite të shkuara. Gjithsesi, nuk u mbërthye shumë pas nostalgjisë. E kuptoi shpejt se jeta nuk ishte ajo filmave, se kohët nuk ishin më si atëherë kur xhirohej për Tomkën. Ndaj nisi shpejt të mendojë që të hapte një aktivitet të tijin, një bar-restorant që e quajti “Vila 31”, por që më shumë është bërë i njohur si lokali i Tomkës. Sepse edhe në kohën kur bë një menaxher i vërtetë, Enea Zhegun vazhdonin ta thërrasin Tomka, e mbase kështu do të kujtohet gjithmonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit