-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti në Gjirokastër, turistët drejt spitalit

Kryesoret

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në urën e Kardhiqitë. Disa turistë amerikanë ishin nisur drejt Sarandës, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur disa herë.

Mësohet shkak i aksidenti është bërë mungesa e sinjalistikës. Turistëve i është dhënë ndihma e parë nga një familje nga Berati, të cilët po udhëtonin në të njëjtin aks.

Turistët janë transportuar drejt spitalit dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ata kanë pësuar disa fraktura në gjymtyrë.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:05, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në rrugën dytësore, në vendin e quajtur “Qafa e Skërficës”, mjeti tip “Hynday”, me drejtues shtetasin A. A., 60 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjeret, shtetaset M. A., 50 vjeçe dhe Xh. A., 21 vjeçe, banuese në Berat, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit