-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evi Kokalari largohet përfundimisht nga Shqipëria, lë një mesazh për PD-në

Kryesoret

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, aktivistja Evi Kokalari ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet përfundimisht nga politika dhe nga Shqipëria, për t’ju rikthyer jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Facebook, ajo njofton se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj përfundon këtu.

“Urime kryesisë së re të PD.

Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve.

Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.

Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.

Duke shpresuar për më të mirën,

Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan aktivistja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit