-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Filmi suedez “Triangle of sadness” fiton Palmën e Artë në Kanë

Kryesoret

Pas dita ditësh premiera dhe parakalime të hijshme në tapetin e kuq, festivali i Kanës mbylli siparin ditën e shtunë.

“Triangelof Sadnes”, i regjisorit suedez Ruben Ostlund, fitoi Palmën e Artë si filmi më i mirë. Teksa eksploron nocionet e bukurisë dhe privilegjit, filmi çon dy modele në një kroçere luksoze, vetëm për t’i lënë ato të bllokuara në një ishull të shkretuar me pjesëtarë të stafit dhe të ftuar miliarderë.

Pastruesja e tualeteve tregon se ka aftësitë më të mira të mbijetesës dhe strukturat sociale përmbysen.

“E dini, kur filluam të merreshim me këtë film kishin një qëllim të vetëm. Të krijonim një film që do të entuziazmonte audiencën dhe të sillte përmbajtje provokuese. Dëshironim t’i argëtonim ata, dhe në të njëjtën kohë t’i bënim të pyesnin veten. Dëshironim që pas ekranizimit ata të dilnin dhe të kishin diçka për të biseduar”, thotë Ruben Ostlund.

Regjisori suedez e ka fituar Palmen e Artë edhe në vitin 2017 me filmin “The square”, një satirë për një kurator prestigjioz arti.

Festivali vlerësoi 2 filma me çmimin “Gran Prix”; Close nga regjisori belg Lukas Dhont dhe “Stars at noon” nga regjisorja franceze Claire Denis.

Çmimi i jurisë shkoi gjithashtu për dy filma; “Eight mountins”, një histori miqësie nga regjisorët belgë Felix Van Groeningen dhe Charlotte Vandermeersch dhe EO, nga polaku Jerzy Skolimowski, i cili tregohet përmes syve të një gomari.

Aktorët më të mirë u shpallën, ylli Korean Song Kang-ho për rolin në Brkoker, dhe iraniania Zar Amir Ebrahimi, për interpretimin në Holy Spider. Çmimi i regjisë shkoi për koreano-jugoren Park Chan-Ëook.

Eventi më i rëndësishëm kinematografik në Europë, rinisi kaleandarin e zakonshëm në muajin maj, pas dy vitesh pengesë nga pandemia. Këtë vit në rivierën franceze u rikthyen festat dhe puthjet të cilat vitin e kaluar nuk ishin të lejuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit