Pasi protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, më pas i janë drejtuar godinës së qeverisë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë kabinetit të tij qeveritar.
Me pankarta në duar dhe simbole kombëtare ata thërrasin: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Nuk na përfaqësoni”.
Gjatë marshit drejt Kryeministrisë ata janë shprehur se qeveria ka bërë mijëra premtime por nuk ka realizuiar asnjë prej tyre.
‘Qeveria, kundër popullit‘- Qytetarët në protestë: Kanë përzënë rininë!









