Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.
Një automjet ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Dyshohet se nga aksidenti ka të lënduar rëndë. Mësohet se në mjet ka pasur 3 shtetas amerikanë.
Ata kanë ngatërruar rrugën për shkak të mungesës së sinjalistikës.
Po ashtu policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.