Policia e shteti ka njoftuar se për një javë janë kryer plot 144 arrestime dhe janë shpallur në kërkim 28 persona.
“Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 633 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 461 janë proceduar penalisht dhe 28 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur në total 48 persona në kërkim, 44 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar,” ka njoftuar policia.
Po ashtu mësohet se është shkatërruar një 1 laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave dhe 1 një shtëpi bari.
“Gjatë kësaj jave është evidentuar dhe shkatërruar 1 laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave dhe 1 ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, si rezultat i të cilëve u sekuestruan 16 pajisje që gjeneronin kriptomonedha, 57 kg bimë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe 100 bimë të tjera të kultivuara,” shkruhet në njoftim.