Këtë të diel do të mbahet raundi i tretë për të propozuar kandidatë për kreun e ri të shtetit.
Dy raundet e para janë djegur pasi asnjë nga palët nuk propozojë asnjë kandidatë.
Raundi i 3 do të mbahet nesër në orën 10:00.
Çfarë po ndodh me opozitë?
Grupi parlamentar i udhëhequr nga Alibeaj u ndjenë të “tradhtuar” nga maxhoranca pasi nuk u aprovua formuala, 4-2-1. Kjo formulë nënkuptonte që kandidatët të përmbani vota nga të dyja grupet parlamentare për një emër të përbashkët kandidatit, kështu u ra dakord sipas Alibeajt në Komisionin e Kryetarëve.
Po Maxhoranca?
Grupi parlamentar i udhëhequr nga Taulant Balla është shprehur kundër formulës së opozitë, gjë e cila dogji dhe dy raundet e para për President, të cilat ishin caktuar për grupin e Alibeajt.
Po ashtu edhe raundi i tretë i takon po opozitës për të caktuar një kandidat, por që për emrin e të cilit nevojiten 20 firma. Balla është shprehur se në raundin e 4 ata do të paraqesin një emër, dhe se grupi i tyre e ka gati një të tillë.