Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe kryeministri Rama kanë uruar sportisten Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione e Evropës në peshëngritje, në kampionatin e mbajtur në Tiranë
Përmes një postimi në facebook, ministrja shkruan se Veli shkroi historinë këtë të diel duke u bërë vajza e parë shqiptare që ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari.
“Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes!
Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje”.
Ndërkohë, për këtë sukses të peshëngritjes shqiptare reagoi edhe kryeministri Rama, i cili ndau edhe momente më emocionuese nga kampionati.
“Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg”, shkruan Rama.