Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga Kuvendi dënoi sot sulmet e kryeministrit Edi Rama për shpalljen non grata të Sali Berishës.
Nga foltorja, Duma i kujtoi kryeministrit se duhet të shohë edhe të shpallurit e tij, që sipas saj është në pushtet prej tyre. Deputetja u shpreh gjithashtu se shqiptarët janë sot non grata në vendin e tyre.
“Ju flisni për non grata? Ju qeverisni me ata, ju jeni non grata qeverisje. Këtu kryeministri vjen dhe thotë ju s’dini asgjë, keni këto vlera. Flet për skllavërinë e Amerikës. Çështja është të jesh politikan që bën. Në këtë vend ajo që u keni mësuar gjatë viteve është se je non grata në Shqipëri. Se po të jesh me PD dhe opozitën gjëja e parë që të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Ju i keni bërë vetë listat me patronazhistët“, tha Duma.