-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikë nga Putini? SHBA, BE dhe Britania çojnë emisarët në Mal të Zi

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temë: “Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan”, i organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga SHBA-ja.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se në këtë konferencë Osmani do të jetë ndër folësit kryesorë dhe në fjalimin e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit në aspektin e sigurisë, si dhe implikimet e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor.

Përveç presidentes Osmani, në këtë konferencë do të flasin edhe: kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja për çështje evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe ambasadorë, ministra e zëvendësminitsra nga rajoni dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit