-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLSH: Punonjësit e larguar nga posta janë ende aktivë te e-Albania

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka nënvizuar se sistemet e Teknologjisë së Informacionit në Postën Shqiptare sh.a shfaqin një sërë dobësish për të cilat duhet të merren masa.

Një tjetër konstatim jo pak i rëndësishëm është ai se për ofrimin e shërbimeve e-Albania ndaj qytetarëve punonjësit kanë përdorues aktivë dhe kjo rezulton edhe për ata punonjës që janë larguar.

“Në disa raste, i njëjti punonjës rezulton të ketë më shumë se dy përdorues aktiv tek portali e-Albania. Gjithashtu, ka punonjës që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me Posta Shqiptare dhe rezultojnë të kenë përdorues aktiv për leximin e shërbimeve nga e-Albania, nën llogarinë e shoqërisë” thuhet në dokumentin e KLSH.

I njëjti nënvizon se ka një mosrakordim mes të dhënave të gjeneruara dhe atyre që rezultojnë si transaksion për të cilat është paguar komision.

“Sipas të dhënave të gjeneruara nga moduli i e-Albania për Posta Shqiptare, numri i printimeve nga e-Albania është 198,585 dokumente që mendohet të jetë dhe numri i transaksioneve për të cilat është arkëtuar një komision. Nga sistemi Eterna Financiar në total dalin 62,292 transaksione.

Përgjatë vitit 2019, filialet i kanë raportuar shërbimet e-albania si të ardhura në zëra të ndryshëm dhe përgjatë vitit 2020 ky shërbim identifikohet si shërbim biznesi pavarësisht faktit se dokumenti mund të tërhiqet si biznes apo individ. Kjo do të thotë se drejtoria ekonomike e ka pothuajse të pamundur të evidentojë numrin e rekordeve për të cilat është arkëtuar” sqarohet në auditim.

I njëjti del në përfundimin se rregullorja për mbrojtjen e të dhënave personale, e miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë Posta Shqiptare Sh.a. me vendimin nr. 43, datë 28.12.2015 dhe e përditësuar në vitin 2019 e cila është ende e pa miratuar, tregon se nuk janë marrë masat e nevojshme nga Posta Shqiptare për sigurinë e të dhënave personale si detyrim ky që rrjedh nga ligji nr. 9887, date 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 20 “Detyrimet e përpunuesit”, neni 21 “Përgjegjësia për të njoftuar” dhe neni 27 “Masat për sigurinë e të dhënave personale”.

“Kjo do të thotë se punonjësit e Postës Shqiptare nuk janë të informuar se nëpërmjet shërbimeve e-Albania janë duke punuar me të dhëna personale të shtetasve, të cilat mbrohen me ligjin e përmendur më lart” vlerëson KLSH.

Ky institucion ka kërkuar që Strukturat drejtuese në Postën Shqiptare Sh.a të marrin masa për gjetjen e mekanizmave të kontrollit në ofrimin e shërbimeve nga e-Albania, që garantojnë regjistrimin e çdo dokumenti të printuar apo elementëve të tij unik, në sistemin e brendshëm Eterna Financiar me qëllim monitorimin dhe parandalimin e keqpërdorimit si rezultat i aksesit të paautorizuar.

Po kështu drejtoria e TI dhe Zhvillimit, të analizojë dhe të marri masa mbi përdoruesit që kanë më shumë se dy user-a aktiv tek portali e-Albania si dhe përdoruesit që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me Postën Shqiptare dhe rezultojnë të kenë përdorues aktiv për leximin e shërbimeve nga e-Albania, me qëllim uljen e riskut për akses të paautorizuar dhe keqpërdorimin e të dhënave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit