-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina inteligjente “këput” në gjoba shoferët

Kryesoret

Policia e Shtetit ka njoftuar se vetëm gjatë fundjavës që lamë pas janë pezulluar 106 patenta për shkak të tejkalimit të shpejtësi si dhe janë vendosur gjoba për shtetasit kosovarë të cilët janë konstatuar me shkelje.

Shkeljet janë konstatuar në Rrugën e Kombit me anë të makinës inteligjente.

“Gjatë fundjavës, në Rrugën e Kombit janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 170 km/h.

Si rezultat janë pezulluar 106 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve me targa shqiptare, si dhe janë vendosur 131 masa administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj, për drejtues të automjeteve me targa kosovare.

Gjithashtu, gjatë fundjavës janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 243 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 125 km/h deri në 133 km/h, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 24 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit