-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

President me 71 vota/ PS: Në raundin e katërt nxjerrim emrin tonë

Kryesoret

Digjen tre raundet e para për të zgjedhur kreun e ri të shtetit me 84 vota. Dy raundet e fundit, Presidenti i ri mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, 71 vota.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se në raundin e katërt, PS do të propozojë emrin e saj.

Ne i qëndruam angazhimit tonë për të mos propozuar në tre raundet e para. Procesi është një përgjegjësi.

Raundi i katërt dhe i pestë e ka përcaktuar, që askush nuk mund të marrë peng procesin. Nëse opozita ka dëshiruar që të ketë një president që ta zgjedhë vetë, kjo nuk i bën nder askujt.

Kemi ardhur në momentin e mbylljes së këtij procesi. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dialog me të gjithë deputetët e opozitës, tre grupet që të sigurojmë një mbështetje sa më të madhe.

Në raundin e katërt, PS do të propozojë një kandidat, apo kandidate në varësi të një procesi që jemi duke vijuar.

Ne kemi, dhe vazhdojmë të identifikojmë kandidatura potenciale që përmbushin disa prej pritshmërive që qytetarët kanë.

Kini pak durim, do të jemi në komunikim” tha ai. Opozita e bojkotoi sot raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit