Të dielën e 29 majit, një person ndoti kasën e xhamit që mbron Mona Lisa-n e Leonardo da Vinçit, me tortë.
Piktura më e famshme në botë është e ekspozuar në muzeun e Luvrit në Paris.
Pamjet dhe videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale nuk tregojnë momentin në të cilin personi lyen pikturën.
Adhuruesit e artit në Muzeun Lourve në Paris mbetën të habitur pasi një “grua e vjetër” u hodh nga karrigia e saj me rrota për të lyer tortën mbi pikturën e Mona Lizës.
Imazhet dhe videot e pikturës së famshme të lyer me krem torte u bënë virale në rrjetet sociale të dielën.
Marca raportoi se një burrë i maskuar si një grua e moshuar në një karrige me rrota u hodh dhe hodhi tortën mbi pikturën ikonike, duke tronditur publikun. Ai thuhet se u përpoq të çante xhamin antiplumb që mbron veprën e Leonardo da Vinçit në Muzeun e Luvrit.
Një nga video-t e tregon atë duke qëndruar teksa po largohet dhe i bërtet turmës që “mendoni për Tokën”, “kjo është arsyeja pse e bëra, mendoni për planetin”.
Mona Lisa ka tërhequr gjithmonë sulme të këtij lloji, ndoshta për shkak të famës së saj mbarëbotërore.
Në vitin 2009, një grua i hodhi asaj një filxhan çaj dhe në atë rast piktura mbrohej nga kutia prej xhami.
Në vitin 1974, ndërsa ajo ishte e ekspozuar në Tokyo, një grua e lyente me një llak të kuq.
Në vitin 1956 pati edhe dy sulme të tjera, një me acid dhe një me gur.
Ata që ishin përgjegjës për sigurinë e muzeut nxituan ta nxirrnin burrin nga dhoma, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve vazhduan të fotografonin situatën pa pushim.
Piktura, e cila u krijua midis 1503 dhe 1519 nga Leonardo da Vinci , ishte e paprekur sepse ishte e ekspozuar dhe e mbrojtur nga xhami sigurie, ku ishin mbarsur mbetjet e ëmbëlsirës.