Ditën e enjte në Pallatin e Brigadave do të mbahen homazhet për ish-presidentin Bujar Nishani që ndërroi jetë dy ditë më parë.
Nesër trupi i Bujar Nishanit pritet që të transportohet nga Gjermania në Tiranë.
Kuvendi i Shqipërisë nderoi sot kujtimin e ish-presidentit Bujar Nishani me një minutë heshtje.
Ish-kreu i shtetit nga 2012-2017 ndërroi jetë dy ditë më parë në një spital në Gjermani ku u dërgua për kurim, pasi virusi COVID-19 e la me pasoja.