-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët e Kosovës u rrahën pas emisionit, nesër mbahet gjyqi

Kryesoret

Këtë të mërkurë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor në rastin e incidentit të kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se është ftuar në cilësinë e të dëmtuarit dhe si dëshmitar.

“Nesër në ora 13:15h në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor për rastin e sulmit që është kryer në tv T7. Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar. Po ashtu i  ftuar është i akuzuari D.M. për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të KPRK”, ka shkruar Abazi.

Incideti ka ndodhur në shtator të vitit 2019, pas përfundimit të një debati televiziv në T7, ku Molliqaj dhe Abazi ishin të ftuar, si kandidatë për deputetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit