-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Është i domosdoshëm zbatimi i Agjendës së Gjelbër

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar sot “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme” me 21 komuna të vendit, e cila synon përmirësimin e performancës ekonomike dhe përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Kurti me këtë rast theksoi se për të arritur zhvillim ekonomik është i domosdoshëm zbatimi i agjendës së gjelbër.

Ai shtoi se me strategjinë afatgjate të dekarbonizimit, e cila është në finalizim, do t’i hapet rrugë tranzicionit drejt një ekonomie konkurruese, në mënyrë që rritja ekonomike të mos bëhet në kurriz të konsumit të burimeve natyrore.

“Duke mos e mbrojtur natyrën, ne e rrezikojmë edhe mbijetesën tonë. Andaj, nevoja për ndryshime transformuese sa vjen e rritet. Na nevojiten vendime e projekte që forcojnë ekonominë dhe mbrojnë mjedisin. Zhvillim në harmoni me natyrën e jo në kundërshtim me të. Për këtë nevojitet rritje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme që u përgjigjet të gjithë qytetarëve, ekonomi e së nesërmes që nuk lë jashtë e prapa gratë dhe vajzat, fëmijët e të moshuarit dhe që është në përputhje me marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike”, theksoi Kurti.

Ndërsa, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se marrëveshjet me komunat kanë karakter të zhvillimit të gjelbër në Kosovë.

Ajo theksoi se do të bëjë një listë me të gjitha kërkesat e komunave për shfrytëzimin e Kartës së gjelbër.

“Është një fillim i mirë. Do ta quaja një arritje drejt zhvillimit të gjelbër në Kosovë. Ju premtoj se sa herë do të vij në Kosovë, nuk do të qëndroj vetëm Prishtinë, do të shkojë në komuna dhe do të bëjë një listë se çfarë mund të përdorni nga paratë nga Karta e gjelbër nëpër komuna. Është e rëndësishme që të marrim reagimin e juaj për të na treguar se çfarë keni arritur dhe për çka keni dështuar të arrini”, theksoi von Cramon.

Komunat nënshkruese për Kartën e gjelbër janë: Mamusha, Gjilani, Gjakova, Mitrovica, Skenderaj, Vushtrria, Lipjani, Kamenica, Graçanica, Ferizaj, Hani i Elezit, Prishtina, Shtime, Drenasi, Juniku, Podujeva, Rahoveci, Vitia, Obiliqi, Malisheva dhe Dragashi.

Ndryshe, qeverisja lokale ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Qeveria e Kosovës fton komunat të bëhen pjesë e nismës “Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, pasi ato do të përfitojnë mbështetje financiare e profesionale për zhvillim urban, social dhe ekologjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit