Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi nga policia greke pasi është kapur me drogë. Mediat greke shkruajnë se lajmin e ka marrë vesh nga roja bregdetare në Heraklion, i cili kishte treguar prej disa ditësh se një 32-vjeçar nga Shqipëria posedonte drogë.
Pas kontrollit në shtëpinë e 32-vjeçarit në Kaminia, policia gjeti dhe konfiskoi 38 doza kokainë, me peshë totale rreth 17 gram.
Shqiptari e kishte fshehur drogën në një arush pellush, gjë që ua vështirësoi punën efektivëve, por lënda narkotike u zbulua përmes qenve.