-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpejtësi marramendëse, 1245 gjoba dhe 2 patenta të pezulluara në Vlorë

Kryesoret

Policia Rrugore gjatë një jave ka kryer kontrolle të vazhdueshme me radar dhe dragera me qëllim ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Në një javë, në Vlorë janë pezulluar 22 leje drejtimi, prej të cilave 19 për qarkullimin me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 1 për drejtimin e automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 2 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë vendosur 1245 gjoba, përkatësisht

 -197 masa për tejkalim shpejtësie

– 107 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit

– 73 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse

– 14 masa për përdorimin e aparatit celular

– 77 masa për parakalime të gabuara

– 237 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit

– 4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit

– 536 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit