-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha i pikëlluar për Nishanin: Zi dhe dhimbje, humba mikun e madh

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot homazhe në ndër të ish-presidentit Bujar Nishani. Kryetari i PD-së tha se është i pikëlluar për humbjen e një miku dhe bashkëpunëtori si Bujar Nishani.

Pikëllim dhe dhimbje për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fjonën, zinë e kësaj dhimbje të madhe që u ka rënë atyre, miqve dhe mbarë shqiptarëve që kanë pasur te Bujar Nishani, një qytetar shembullor. Ishte një shtetar dinjitoz.

Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë, por edhe një miqësi e përsosur, që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj, të themi rënie, përkundrazi.

Ai sot nuk është me mes nesh fizikisht, por shpirtërisht, ai është i gjallë, përjetësisht i gjallë në memorien time” tha ai.

Ish-kreu i shtetit ndërroi jetë ditën e shtunë në Gjermani. Sot dhe nesër do të bëhen homazhe.

Arkëmorti sot u vendos në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Të enjten zhvillohen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

Ai ishte presidenti i gjashtë i Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit