-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, vrasësi përplaset në gjyq me porositësin: Je ordiner

Kryesoret

Vrasësi me pagesë Ervis Bardhi është përplasur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit me Ardian Çapjen lidhur me dëshmitë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit në vitin 2002.

Bardhi pasi u arrestua pranoi që të bashkëpunonte me drejtësinë. Ai tregoi se ishte Florenc dhe Ardian Çapja që i kërkuan që të vriste babë e bir. “Pranova t’i vrisja me Olsi Lekun vetëm për leket.

S’kisha asnjë konflikt me ata” tha Bardhi në gjyq. Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Çapjas i cili i revoltuar e akuzoi se po gënjen. “Ti gënjen, je mashtrues ordiner”.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, djali ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator.

Babai i tij u rrah barbarisht deri në vdekje me sende të forta, duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi.

Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivët e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit