Argjentina është fituesja e “Finales së Madhe”, trofeut më të ri të FIFA-s që vendos përballë Kampionët e Europës me fituesit e Kupës së Amerikës.
Bardhekaltërit mposhtën 3-0 Italinë, në një ndeshje pa histori. Lautaro Martinez, Angel Di Maria dhe Paulo Dybala ishin autorët e golave, ndërkohë që të kaltërit u treguan të pafuqishëm të kundërpërgjigjeshin.
Edhe pse nuk arriti të shënojë në këtë ndeshje, Lionel Messi u rikthye ai i ditëve më të mira. Ai dhuroi asistin në golin e parë, ndërsa vrapoi dhe krijoi pa fund në këtë takim. Në fund, edhe lojtarët e Argjentinës i kushtuan atij një festim special.