Ambasadori Ferit Hoxha prezanton prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor në Këshillin e Sigurimit
“Qershori konsiderohet tradicionalisht një muaj i ngarkuar. Ky vit nuk bën përjashtim. Programi i Punës për muajin qershor është i ngjeshur. Sot kemi ngrënë mëngjesin tonë tradicional të Përfaqësuesve të Përhershëm dhe më vjen mirë të raportoj për mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit për programin e punës. Dëshiroj të falënderoj homologët e mi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Prioritetet e Shqipërisë për muajin i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura ngushtë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit”, tha Hoxha.