Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, duke filluar nga data 01 qershor 2022, pra nga sot nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.
“Udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye. Për më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun këtu të MEPJ” mbyllet njoftimi.