Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh sot se mjekët shqiptarë nuk largohen drejt Gjermanisë për shkak të pagës. Ajo tha se largimet lidhen me faktin se gjermanët vetë ikin në SHBA dhe vende të tjera.
“Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikën.
Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga.
Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit”, deklaroi Rakacolli.