-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si të vendosësh kufi në marrëdhënien tënde romantike?

Kryesoret

Kur vjen puna te profesioni apo miqtë, ti e ke “jo-në” në majë të gjuhës. Refuzon detyra që nuk të takojnë, ftesa nga njerëz të ndryshëm, ose nëse nuk i refuzon, i përshtat sipas orarit tënd, ama, në marrëdhënien romantike nuk di të vendosësh kufi, sepse mendon se po lëndon partnerin/ en? Nëse po të përshkruajmë ty, vijo të lexosh.

Së pari, duhet të dish se “kufijtë” në një lidhje janë shumë të rëndësishëm, pasi pavarësisht konotacionit negativ që kanë, pasi shpesh ngatërrohen me barrierat, të ndihmojnë të vendosësh veten të parën/ in, në shumë aspekte. Nëse ti nuk e toleron/ pëlqen diçka, partneri/ ja nuk ka pse e bën. Të vendosësh limite do të thotë të respektosh veten, partneri/ en dhe lidhjen që ke me të, të kesh pavarësi dhe të mbrosh identitetin dhe dëshirat e tua.
Nëse je në dilemë se si ta bësh këtë, kemi disa këshilla për ty.

Nise me një vetëreflektim
Cilat janë veprimet që mund ta bëjnë edhe më efikas komunikimin mes teje dhe personit që ke në krah? Çfarë të bezdis/ mërzit/ shqetëson? Nëse ke vënë re një sjellje të përsëritur që nuk të pëlqen te partneri/ ja, identifikoje së pari me veten e më pas ndaje me personin tjetër.

Mos prit pafundësisht
Nëse ti pret e pret e pret, kufijtë e tu do të vijojnë të tejkalohen, pasi i/ e dashuri/ a nuk të lexon dot mendjen.

Ki parasysh që kufijtë mund të jenë shumëdimensionalë
Po, nuk janë vetëm fjalë dhe sjellje. Mund të vendosësh kufi edhe në mënyrën si partneri/ ja të prek, apo koha që shpenzon apo jo me ty. Nëse të duhet kohë për veten, kërkoje. Nëse të duhet më shumë kohë me partnerin/ en, komunikoje!

Rikujto limitet e tua
Nëse je ende i/ e ri/ e në këtë punën e “vendosjes së kufijve”, kujtoja çdo ditë vetes, derisa t’i kesh mëse të qarta, fillimisht për veten e më pas për të tjerët.

Ndërmerr nismën për të folur rreth tyre
Praktikisht, biseda për vendosjen e kufijve nuk hapet kurrë, ndaj është një diskutim që duhet ta bësh ti!

Shoqëroje diskutimin me shembuj
Çdo pakënaqësi duhet të shoqërohet nga një shembull konkret, në mënyrë që partneri/ ja ta kuptojë se në ç’pikë e ka tepruar.

Gjithmonë përdor “unë” në vend të “ne”
Ky është edhe një trik psikologjik që të ndihmon të ruash identitetin tënd në një lidhje. Ju bëni shumë gjëra së bashku, jemi mëse dakord, ama ti, vijon të jesh një person i mëvetësishëm, i cili ka mendime dhe ndjesi unike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit