-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza nga Berati i zhvat 16 mijë euro shqiptarit nga Kosova: Do të bëj me pasaportë

Kryesoret

Një vajzë 30-vjeçe nga Berati është arrestuar, pasi akuzohet se ka mashtruar një shqiptar nga Kosova duke i marrë 16 mijë euro me premtimin se do i mbaronte procedurat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare. Ky nuk ishte rasti i parë i mashtrimit.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Promise”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përvetësonte shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vihet në pranga 30-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra mbi vendodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Promise”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetases:

  • V. G., 30 vjeçe, banues në Berat, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit