Mbrëmjen e së martës një aksident në zonën e Liqenit të Thatë mund të kishte përfunduar në një tragjedi.
Drejtuesi i një kamioçine ka humbur kontrollin pasi ishte duke ecur me shpejtësi dhe ka përfunduar brenda lokalit “Bar Sina”, duke rrezikuar jetën e një prej kamarierëve.
Ai ishte duke pastruar tavolinat e lokalit, dhe menjëherë makina ka rënë ngjitur me të.
Pas aksidentit kamarieri së bashku me një person tjetër kanë shkuar për të parë gjendjen.