-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 fakte mbi rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë

Kryesoret

Nga Boiken Abazi

Shtatë fakte mbi projekt rezolutën/rezolutat në Kuvendin e Shqipërisë për dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë:

Fakt 1.

Rreth 15 rezoluta dhe deklarata që dënojnë krimet, masakrat dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në periudhën 1998-2001. Termi gjenocid përmendet specifikisht në dy deklarata të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë më 18 janar 1999 dhe 29 mars 1999. Bazuar mbi këto rezoluta dhe deklarata, Shqipëria i njeh krimet dhe masakrat e Serbisë në Kosovë zyrtarisht si gjenocid.

Fakt 2.

Më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Fakt 3.

Dallimi mes rezolutave dhe deklaratave të miratuara gjatë viteve 1998-2001 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës janë faktet shtesë të paraqitura nga Kuvendi i Kosovës, si dhe vendimet dhe kërkesat e shtruara. Rezoluta e Kosovës:

– Shpall datën 15 Janar si Ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

– Kërkon prej Serbisë të pranojë krimet, masakrat dhe gjenocidin që ka kryer në Kosovë, të dënojë kriminelët, të kthejë të pagjeturit, të kërkoj falje, të paguaj reparacionet e luftës…

– Kërkon prej institucioneve të Kosovës përfshirjen në Kodin Penal si vepër penale mohimin e gjenocidit.

Këto vendime dhe kërkesa të rezolutës së Kosovës nuk janë të reflektuara në rezolutat dhe deklaratat e mëhershme (1998-2001) të Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye lindi nevoja dhe kërkesa publike që edhe Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë në solidaritet dhe mbështetje të Kosovës, sipas vendimeve dhe kërkesave të rezolutës së vitit 2019.

Fakt 4.

Më 15 janar 2020, aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri zhvilluan një aksion simbolik para kryeministrisë (https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=470538503887606&id=284358112505647) për të kërkuar që edhe Shqipëria të miratojë një rezolutë të ngjashme me atë të Kosovës, dhe që të shpallet data 15 Janar si dita që shënon këtë gjenocid edhe në Shqipëri. Kjo kërkesë u përsërit nga përfaqësues të LVV-së në Shqipëri edhe në shumë intervista TV dhe debate publike, por u injorua nga Kuvendi.

Fakt 5.

Në datën 8 dhjetor 2020, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri dorëzoi zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë “Projekt-Rezolutën MBI GJENOCIDIN SERB TË KRYER NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS NË VITET 1998-1999.”

Kjo projekt rezolutë, ndër të tjera, përsëriste kërkesat e rezolutës së Kosovës, si dhe ngritjen e një memoriali në Tiranë. Rezoluta u mbështet brenda Kuvendit nga 2-3 deputë, mes tyre edhe Erjon Piciri dhe Ralf Gjoni (mbase edhe nga ndonjë deputet tjetër, por që nuk u kuptua qartë në seancë).

Deputetja Mimi Kodheli e mbështeti fillimisht këtë rezolutë në një intervistë në Euronews, por jo më tej. Propozimi për këtë projekt rezolutë nuk u mbështet nga deputetët e tjerë me pretekstin që Kuvendi i Shqipërisë tashmë e kishte njohur si gjenocid atë që kishte ndodhur në Kosovë përmes deklaratave dhe rezolutave të viteve 1998-2001.

Shumica e deputetëve ose nuk e kuptoi, ose bëri sikur nuk e kuptoi, që kërkesat që shtroheshin në projekt rezolutën e re nuk reflektoheshin në rezolutat dhe deklaratat e mëparshme (1998-2001) të Kuvendit të Shqipërisë.

Tema u ndryshua nga Partia Socialiste edhe përmes themelimit të Komisionit për raportin e Dick Marty, i cili implikonte UÇK-në. Në atë kohë debati publik nuk u përqëndrua aspak tek projekt rezoluta dhe kërkesat e saj, por tek roli i disa eksponentëve të opozitës në UNMIK, duke devijuar krejtësisht nga tema.

Fakt 6.

Ditëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë janë dorëzuar dy projekt rezoluta të ngjashme për këtë çështje nga deputetët e dy grupimeve të PD-së brenda Kuvendit: e para pa nënshkrimin e Berishës, e dyta me nënshkrimin e Berishës.

Fakt 7.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëherazi deputetja e PS, Ermonela Felaj u shpreh më 31 maj 2022 në një studio televizive se rezolutat dhe kërkesat për mocion me debat në Kuvendin e Shqipërisë janë hipokrizi dhe se “Rezolutat e opozitës janë instrument për t’i rënë ndesh ‘Open Balkan’”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit