-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FBI-ja fajëson Iranin për një tentativë ‘sulmi’ kibernetik

Kryesoret

Hakerët e mbështetur nga qeveria iraniane fshiheshin pas një tentative për hakimin e rrjetit kompjuterik të Spitalit të Fëmijëve të Bostonit vitin e kaluar.

Lajmi u bë i ditur nga multi-mediali amerikan CNN, duke cituar drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.

Ai e quajti atë “një nga sulmet kibernetike më të neveritshme që ka parë ndonjëherë”.

FBI-ja, sipas CNN, ishte në gjendje të ndihmonte në pengimin e hakerëve.

Kjo, përpara se ata të dëmtonin rrjetin kompjuterik të spitalit, sqaron Wray.

Zyrtari amerikan e përmendi sulmin si një shembull të kërcënimeve të mundshme të hakerimit me ndikim të lartë me të cilat përballet SHBA nga qeveritë e Iranit, Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut.

Hakimi, i cili ndodhi në qershor të vitit 2021, bëri që sulmuesit të shfrytëzonin software-n popullor të prodhuar nga firma me bazë në Kaliforni “Fortinet”.

Kjo, për të kontrolluar rrjetin kompjuterik të spitalit, sipas zyrtarëve amerikanë.

Spitali i Fëmijëve në Boston është një institucion me më shumë se 400 shtretër dhe konsiderohet si një nga qendrat kryesore pediatrike në SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit