Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja dhe figura të tjera të PD-së, deputetë dhe ish-funksionarë të lartë kanë zhvilluar sot homazhe duke nderuar për herë të fundit Bujar Nishanin, përpara se ish-presidenti të përcillet për në banesën e fundit në orën 12:00.
Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta nderoi me Dekoratën e Flamurit Kombëtar pas vdekjes Bujar Nishanin për kontributin e tij në forcimin e demokracisë në vend, si dhe mbështetjen e treguar për integrimin europian të vendit.
Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 57-vjeçare në një spital në Gjermani, si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi.
Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.
Ai ishte presidenti i gjashtë i Shqipërisë.