-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vunë tritol në banesë, polici: Isha në gjumë me familjen kur shpërtheu, u tronditëm

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmshme, ku një person vuri tritol në banesën e Pëllumb Vukës në Shkodër.

Polici ka rrëfyer se në momentin e shpërthimit ishte në shtëpi se bashku me familjen e tij.

Vukaj deklaroi se dyshimet e tij janë se vendosja e tritolit mund të jetë për shkak të detyrës, por nuk ka një ide konkrete se kush mund të jetë por këtë ngjarje e lidh me punën e tij.

“Nuk e di se kush mund të jenë autorët sepse nuk kam pasur konflikte ose kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo që dyshoj është se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës time”, ka thënë ai.

Pëllumb Vukaj punon prej 27 vitesh në policinë e shtetit dhe ndër këto vite ka pasur detyra të ndryshme që nga aksionet e drogës, hetimet e vrasjeve dhe hetime të tjera të ngjarjeve të rënda. Dyshimet e policisë vendore të Shkodrës për momentin janë për shkak të hetimeve që Vukaj ka bërë për aksione të ndryshme droge, arrestimin e personave të ndryshëm që janë marrë më kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Autori ka ardhur përmes një gardhi në anë të shtëpisë ku jetonte efektivi Pëllumb Vukaj dhe pasi ka kapërcyer një rrjetë teli ka hyrë përmes një toke që të çon tek shtëpia e policit dhe aty ka kaluar edhe rrethimin e efektivit duke vendosur sasinë e tritolit në banesë dhe duke u larguar në drejtim të paditur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit