Qindra avionë të forcave ajrore izraelite (IAF) u ngritën gjatë mbrëmjes së 1 qershorit nga baza të ndryshme.
Kjo, për të simuluar objektiva goditëse larg kufijve të Izrael-it, duke përfshirë Iran-in.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia vendase “The Jerusalem Post”.
Stërvitja “Chariots of Fire”, pa avionë luftarakë, aeroplanë transportues dhe avionë për furnizim me karburant të fluturonin nga disa baza në Izrael për në Qipro.
Izraeli ka rritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë.
Qeveria ka ndërmarrë hapa gjatë vitit të kaluar për të përgatitur një opsion të besueshëm ushtarak.
Kjo, kundër objekteve bërthamore të Iran-it.
IDF (Forcat Izraelite të Mbrojtjes – AP), e cila po planifikon disa opsione ushtarake kundër Iran-it nëse bisedimet bërthamore midis Perëndimit dhe Republikës Islamike dështojnë, po kryen stërvitjen e saj më të madhe ndonjëherë me mijëra ushtarë dhe rezervistë.
Platformat e IAF-së, njësitë detare izraelite dhe trupat nga elita Shayetet 13, njësia speciale e inxhinierisë luftarake Yahalom, njësia e qenit Oketz, Korpusi i Inteligjencës dhe Drejtoria e Mbrojtjes Kibernetike dhe C4I po marrin pjesë gjithashtu në stërvitje, e cila do të përfundojë të premten.









