-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takim me Johnny Depp në Tiranë

Kryesoret

Nga Ben Blushi

Po kaloja në qendër të Tiranës. Dy nxënëse mu afruan me disa letra. Me ngjyra.

Ça janë këto, i pyeta

Shprehje që mund të të lehtësojnë jetën, thanë nxënëset

Duhet të zgjedh njërën prej tyre?

Po zoti Blushi duhet të zgjedhësh, tha profesori i vajzave

Po zgjedh këtë blunë, thashë unë

Don’t stress, do your best, forget the rest

E bukur, tha profesori

Më shkon, thashë unë

Ne jemi Medreseja e Tiranës, thanë vajzat

Çfarë po bëni këtu, i pyeta

Është Panairi Shkencor, nxënësit paraqesin punimet e tyre

Janë punime artizanale?

Gjithshka nga ushqimet, përzjerjet kurative, vizatimet, punimet artistike maskat dhe çdo gjë bëhet nga vetë nxënësit

Shumë mirë, thashë unë

Shiko Katedralen e Korçës me bukë peshku, duam të demonstrojmë harmoninë fetare, tha profesori

E kanë bërë shumë të bukur, se në të vërtetë ajo Katedrale është shumë e shëmtuar, thashë unë

Nxënësit kanë shije, tha profesori

Më trego një nxënës me maskë ta fotografoj, thashë unë

Ja Mbretëresha Elisabetë, tha profesori

Nuk i ngjan, thashë unë

Ja dhe këngëtarja Adele,tha profesori

I ngjan Adelës, por është shumë më elegante se ajo, thashë unë

Unë jam Jonny Depp, tha një vajzë

Si quhesh, e pyeta

Melisa

Sa vjeç je Melisa?

16, tha Melisa

Melisa është nxënëse shumë e mirë, tha profesori

Nga je?

Nga Kruja, tha Melisa

Nuk je mbuluar?

Jo, tha Melisa

Jo të gjithë nxënëset e Medresesë mbulohen, është thjesht një paragjykim, tha profesori

Do mbulohesh Melisa?

Kismet, tha Melisa

Pse je bërë si Johnny Depp?

Më pëlqen, tha Melisa

Po e ndjek gjyqin që Johnny ka me ish gruan?

Me Ambër, tha Melisa

Po me Ambër Heard,

Po e ndjek pak, tha Melisa

Me kë je, e pyeta

Po edhe Ambër është e mirë, tha Melisa

Po ti beson se Johnny ka abuzuar me Ambër?

Jo, tha Melisa, nuk ka abuzuar Johnny

Atëherë do e fitoni gjyqin, thashë unë

Do e fitojmë patjetër, tha Melisa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit