-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 hile të vogla për të përballuar vapën

Kryesoret

Tani që vapa po bëhet akoma dhe më shumë e padurueshme dhe jo gjithsekush ka mundësi të jetë buzë detit dhe të freskohet atje, ne ju sjellim disa truke fare të thjeshtë për përballimin e të nxehtit.

Kondicioneri

Sigurisht që është shpëtimi i verës, por duhet përdorur në mënyrë të duhur që të mos rrezikojmë ndonjë ftohje në mes të stinës. Temperatura duhet mbajtur 4-5 gradë më pak se ajo e ambientit. Dhe mos harroni, çdo mëngjes të ajrosni shtëpinë.

Freskuesja

Është më ekonomike se kondicioneri, por kujdes mos qëndroni përballë saj që të shmangni ftohjen. E mira do ishte ta linit të rrotullohej për të qarkulluar ajrin.

Freskuesja shtëpiake

Është një nga këshillat më të vlefshme të gjysheve tona. Mbajini mbyllur grilat sidomos nga ana e shtëpisë ku dielli bie gjithë ditën. Mëngjesi dhe darka janë momentet më të mira për të freskuar ambientin. Gatimin më mirë lëreni për në darkë kur vapa bie disi.

Dush të vakët

Tani në verë mund të ndodhë të bëni dush dhe disa herë në ditë, por kujdes! Jo me ujë të ftohtë, por dhe as të nxehtë. Një dush me ujë të vakët është ideal

Lëngjet

Sa më shumë lëngje për të mbajtur të hidratuar trupin por shmangni pijet e gazuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit