Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar ndaj emërimit të anëtarit të 13 të Gjykatës së Lartë.
Nëpërmjet një postimi në Twiter ajo është shprehur se ky emërimi i ka hapur rrugën që Gjykata të vazhdojë punën e saj dhe të kryej funksionin e plotë.
Kim është shprehur tejet optimiste dhe ka theksuar se reforma në drejtësi po ecën përpara.
“Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se High Ct tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale.
Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale,” ka shkruar ajo.