Sali Berisha deklaroi se nesër do të jetë në Kuvend për raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit, por theksoi se do të votojnë kundër cdo kandidature të Edi Ramës.
Por cfarë do të ndodhë nëse kryeministri do të propozojë Majlinda Bregun, ish-ministre e Integrimit në qeverisjen e Sali Berishës? Këtu, kryetari i PD-së kapet ngushtë duke vlerësuar figurën e Bregut.
“Të lutem, të lutem…mundësisht më pyet për PD-në, jo për farsën elektorale presidenciale.
Ajo (Majlinda Bregu) është një figurë e respektuar e PD-së, në politikë dhe diplomaci, por unë jam sot këtu përpara jush për këtë që dëgjuat (lexo këtu).
Përse ju doni të klononi lajmin tim? (qesh)” tha Berisha.