-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dvorani drejt Presidencës

Kryesoret

Pritjes po i vjen fundi. Sot në orën 17:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste për të vendosur emrin e kandidatit për President të Republikës. Emrat që kanë dalë në media janë të shumtë në muajin e fundit, të shpallur dhe vetëshpallur, por vulën do ta vendosë vetë Edi Rama. Kryeministri është njeri i surprizave dhe të njëjtën gjë pritet që të bëjë edhe me pasusin e Ilir Metës.

Por cili do të jetë ai?

Burime për “5pyetjet.al” nga selia e PS-së pohojnë se emri më i kuotuar është gjyqtari Ardian Dvorani, edhe pse i pari i socialistëve shpesh herë është shprehur se ka ardhur momenti që në krye të shtetit të jetë një zonjë.

Megjithatë, duket se me Dvoranin, nëse do ta zgjedhë, kryeministri do të ia arrijë qëllimit për të shkaktuar më shumë zhurmë dhe për të mbajtur konfliktit politik të ndezur për shkak të përplasjes me Ilir Metën për KED-në, emërimet në Gjykatën Kushtetuese, pa harruar që edhe Sali Berisha e ka në shënjestër.

Nuk po shkojmë shumë larg që të mendojmë se emri i kreut të ri të shtetit më parë duhet të kalojë nga “Rruga e Elbasanit” si ministrat, por për figurën e tij, ambasada amerikane e ka shprehur vlerësimin, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli vitin e kaluar ish-kreun e KED dhe ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit