-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vrasje në të njëjtin vend! Lidhja, misteri, dinamika dhe biznesi i shkodranit

Kryesoret

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm një nga vrasje me armë zjarri rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Markata e Rusit”.

Naim Bajri, tregtar peshku punonte pranë merkatës së Rusit, në lagjen “Partizani” në Shkodër u qëllua me 10 plumba teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit së bashku me 58-vjeçarin Astrit Zeneli, punëtor i viktimës, që mbeti i plagosur.

Mjeti është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të lokalit ku po pinte kafe Naim Bajri së bashku me punonjësin e tij.

Lexo KETU të gjitha lajmet për vrasjen sot në Shkodër

Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje dhe u larguan me shpejtësi duke djegur makinën në lagjen “Guerrile”. Ende asnjë gjurmë prej tyre.

RENEA, FNSH dhe policia lokale kanë rrethuar qytetin, por deri tani asnjë rezultat. Viktimës sot në Shkodër në vitin 2001 i kanë vrarë djalin Endrit Bajri.

Ngjarja ka ndodhur në 21 Tetor të 2001, ndërsa vrasësit kanë qenë Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Xhabir Shega është vrarë në 2015. Në të njëjtin vend ku ka ndodhur ngjarja sot në markatën e peshkut, ka ndodhur edhe një tjetër vrasje, ajo e Fatos Ferracakut, me 14 Nëntor 2018.

Shkodra në 48 orët e fundit ka qenë kryeqendra e krimit, pasi dje u shënuan edhe dy ngjarje të tjera të rënda, një shpërthim me eksploziv në shtëpinë e një efektivi policie dhe një grabitje e dhunshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit