-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emri i ri për Presidentin, Rama: Meta një kaçak si Haxhi Qamili, s’mund të jetë president

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama teksa ka përmendur emri e ri të për president të propozuar nga Kryesia e Partisë Socialiste i cili është ai i Bajram Begaj, është treguar i ashpër edhe kreun e shtetit në detyrë, Ilir Metën duke e cilësuar një kaçak dhe jo president.

Keni bërë shpesh ironi me Metën?

Edi Rama: Ilir Meta nuk është komandant, është kaçak. Këtu po flasim për komandant. Ky vend ka pasur edhe kaçak shumë të famshëm, ku Ilir Meta do ketë pjesën e vetë së bashku me Haxhi Qamilin. Të kthehemi tek tema se nuk na intereson zoti Meta. Kemi pasur një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në grupin e fundit, 6 kandidatura. Kemi renditur me shumë kujdes aspektet pozitive apo aspeketet që mund të krijojnë diskutime ose debat, për secilin, profilet. Kemi arritur në konkluzionet që Bega të jetë Presidenti i ri. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është një nga profilet më të larta të një shteti. Shefi i shtabit të përgjithshëm. Eksperienca na tregon, se Presidentët që vijnë nga ushtarakët, është Presidenti që do të mbahet mend shumë gjatë, që është Alfred Moisiu. Kur u zgjodh Moisiu, shumë buzë u rrudhën, ironi u bënë, por Alfred Moisiu tregoi se si është një President i republikës. Kini besim se nëse i besojmë përfaqësuesve të lartë forcave të armatosura, civile të jetës qytetare, ata nuk zhgënjejnë.

Kush është Bajram Begaj:

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit