-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Incident” te PD, regjisori këmbëngul, Paloka i merr leje Berishës: T’ja jap fjalën? (LIVE-Debati)

Kryesoret

Sali Berisha po bëhet gati për protesta. Në mbledhjen e sotme të këshillit kombëtar, ai u kërkoi drejtuesve të degëve të PD-së që të mobilizojnë bazën për të dalë në shesh kundër qeverisë.

Drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë kryesitë për një debat të hapur. Ne kemi sot një anëtarësi me ideale dhe pjekuri. Të gatshëm për t’ju përgjigjur cdo sfide.

Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtin e tij 100% në Shqipëri. Zgjedh kukullën e tij. Do i përgjigjemi kushtrimit që buron sot nga shpirti dhe zemra e cdo shqiptari që e do këtë vend” tha ai.

Në mbyllje, regjisori Osman Mula kërkoi fjalën, por Edi Paloka nuk pranoi. Mula insistoi. I detyruar, Paloka i mori leje Sali Berishës. “T’i jap fjalën Osmanit?”. Sali Berisha e aprovoi. “Po e bëjmë vetëm për ty këtë përjashtim, hajde fol” i tha Paloka, regjisorit të njohur.

Më mirë të mbajmë 30 minuta mbrapa dhe ta dëgjojnë njerëzit. Unë nuk jam kooperativist. Njerëzit kanë nevojë të shprehen dhe të dëgjojnë njëri tjetrin. Populli është me një dorë në valixhe në Rinas për të ikur” tha Osman Mula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit