Pak orë përpara zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të PD-së me dy n/kryetarët dhe zyrtarizimit nga PS, të emrit të kandidatit për President, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, për përjavshme me mediat.
Ai u ndal te rritja e çmimit të naftës, por edhe probleme të tjera, ndërsa akuzuat kundër qeverisë, si gjithmonë ishin të shumta. “Të shkrihet bordi dhe anëtarët të japin dorëheqjen” kërkoi Sali Berisha.
Kryetari i PD-së më pas u ndal te rezoluta kundër gjenocidit serb që Sali Berisha ka dorëzuar në Kuvend dhe që Edi Rama ka paralajmëruar se do ta rrëzojë atë dhe cdo nismë që do të shkojë në parlament me firmën e Sali Berishës.
“Është një ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave dhe burrave që u masakruan në vitet 1998-1999 në suazën e operacionit “Patkoi”, që kishte qëllim dhunën masive, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve nga Kosova.
Ky akti i Edi Ramës dëshmon se Tirana, nuk është gjë tjetër veçse një Beograd i vogël. Kjo situatë po shkon drejt një drame të vërtetë. Një qëndrim të tillë mbajti Edi Rama dhe tre javë më parë me dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Me rezolutën që dorëzuam u ndalëm vetëm te gjenocidi i kryer nga Beogradi në vitet 1998-99 në Kosovë, por gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është ciklik, me disa valë. Kemi të bëjmë pra me një qeveri anti-shqiptare, që qeveris vendin për interesa të padurueshme.
Dy janë çështjet më të rëndësishme sot, shushunjat, pra bordet që po vjedhin shqiptarët dhe shkelmimi i interesit kombëtar. PD do të angazhohet në një debat për t’i dhënë përgjigjen e merituar” tha ai.