Ka zgjatur më pak se 20 minuta takimi në kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe Bajram Begajt, i cili u propozua këtë të premte nga mazhoranca për postin e Presidentit të Republikës.
Aktualisht, Bajram Begaj mban postin e Shefit të Shtabit të Përgjithashëm të Forcave të Armatosura.
Pasi bëri publik emrin e propozuar nga mazhoranca, Rama tha se do të komunikojë menjëherë me Begajn, i cili pritet që nesër të votohet në raundin e katërt në Kuvend për President të Republikës.