Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Stambollit dhe ka takuar me kryebashkiakun e qytetit turk.
Takimin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku turk, i cili është shprehur për rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe rëndësinë e zgjerimit të rrjeti ballkanik.
“I nderuar të prisja presidentin e Shqipërisë ilir Meta dhe të bisedonim mbi kulturën dhe historinë e përbashkët të vendeve tona, si edhe për përkushtimin tonë për demokracinë. Bashkëpunimi mes Stambollit dhe qyteteve shqiptare do të rritet më tej pas zgjerimit të B40 (Rrjeti i Qyteteve Ballkanike”, ka shkruar Imamoglu.