-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, ja çfarë pritet të ndodhë

Kryesoret

Partia Demokratike (PD), do të mbledhë sot, Këshillin Kombëtar.

Kjo vjen pasi, ky i fundit zgjodhi anëtarësinë e re prej 20 anëtarësh të Kryesisë.

Sipas, deklaratës së kryetarit të Këshillit, Edi Paloka, në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD-së.

Ndër të tjera, është parashikuar dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e kësaj partie.

Kujtojmë që më 28 maj Këshilli zgjodhi 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së.

Belind Këlliçi ishte anëtari më i votuar me 192 vota në total.

Pas tij renditej Flamur Noka me 166 votëbesime.

Anëtarët e tjerë në radhët e burrave ishin: Oerd Bylykbashi me 148 vota; Ervin Minarolli 137 vota; Luciano Boci 128 vota; Agron Shehaj 123 vota; Luan Baci 121 vota; Grigels Muçollari 116 vota dhe Gent Strazimiri 100 vota.

Listën e Kryesisë së re të demokratëve e përmbyllnin Enno Bozdo me 96 vota, Keltis Kruja 91 vota, Arben Ristani 90 vota, Aldo Bumçi 89 vota dhe Florion Mima me 88 votëbesime.

Sipas komisionit, nga 227 fletë votimi të numëruara, gjashtë ishin pjesërisht të pavlefshme, ndërsa dy ishin tërësisht të pavlefshme.

Në radhët e zonjave demokrate, Kryesia do të ketë në përbërje emra si Ina Zhupa, apo rikthimin e Jozefina Topallit dhe Edith Harxhit.

Më e votuara mes tyre ishte Fatbardha Kadiu me 148 votëbesime.

Pas saj renditeshin: Ina Zhupa 126 vota; Jozefina Topalli 118 vota; Edith Harxhi 85 vota; Mimoza Hajdarmataj 78 vota dhe Eleina Qirici 75 votëbesime.

Lëvizja për zgjedhjen e Kryesisë erdhi pesë ditë pas zyrtarizimit të Sali Berishës në krye të demokratëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit