Zëdhënësja e Grupi të PD-së Orjola Pampuri ka reaguar përmes një deklarate në Facebook, duke akuzuar Edi Ramën se po bojkoton vendimin e shqiptareve për zgjedhjen e presidentit.
Pampuri theksoi se Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, ndaj u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.
Postimi
Edi Rama ka bojkotuar vullnetin e zgjedhësve ditën ku sipas SHBA grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri ofruan para, dhurata ose premtime për vende pune apo përfitime në këmbim të votave për partinë e tij. Nesër me votat e siguruara nga influenca e krimit të organizuar ai do të emërojë vartësin e tij në Presidencë, duke bojkotuar vullnetin e shqiptarëve për një President konsensual dhe të gjithëpranuar.
Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u perfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehem, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndertonim një proces që i jepte Shqiperisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.
Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. E nesermja nuk është një normalitet parlamentar dhe kushtetues. Nesër Edi Rama me votat e nongratave të tij do të emërojë vartësin e tij në Presidencë.
PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, në mënyrë të beftë dhe jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.